Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Si e mendoj unë zgjidhjen e situatës në këtë vend…

 

 

Ne të gjithë duhet reagojmë…

Shkurt t’i vëmë gishtin kokës se me këtë politikë, që ka prodhuar Shqipëria prej 29 vitesh ngado ta kthesh kokën, ndjehesh në mjerim…

Koha kërkon jashtë politikës aktuale, një grup intelektualësh së bashku me energjinë e tyre pozitive dhe figurë të pastër në punët që kanë bërë ndër vite, të grupohen në një parti pa interesa personale për karrige e pushtet.

“Partia Mbarëpopullore” të ketë emrin e në krye të vendoset një njeri me vlera, një Robin Hood që sakrifikon veten për të tjerët dhe interesat e të varfërve, i pakorruptueshëm dhe që i dëgjohet fjala, ku luftën e tij e zhvillon për të ndihmuar popullin dhe atdheun, jo për të shpëtuar veten dhe pasuritë e tij, një njeri që bën jetë normale dhe i ushqen fëmijët e familjen në të njëjtën mënyrë si populli rrogëtar, të mos ketë mani makinat e shtrejta, nga 4-5 vila në të gjitha vendet turistike për të bërë jetë luksoze, të mos realizojë shkollimin e fëmijëve ndryshe nga bashkëqytetarët e tjerë, por t’u shërbejë atyre me përkushtim, devotshmëri, e jo fjalë boshe sa për të kaluar radhën dhe të mos përdorin shprehjen “tjetër bën e tjetër thua” që të ma marrësh votën mua…

Nusja, motra apo kunata të mos i punojnë detyrimisht në Bankën e Shqipërisë, në KLSH apo institucione të tjera të mirëpaguara dhe me dieta e sherbime sa rroga e një nëpunësi të thjeshtë.

Ju siguroj që këtij grupimi do i besojë populli, do i shkojë nga pas dhe madje do të jetë i lumtur që më në fund kur t’i afrohet kutisë së votimit nuk do e shesë votën për asnjë lloj çmimi, e as ideali i tij partiak nuk do i dhimbset ta flakë tutje, sepse do të votojë më në fund një grup njerëzish të barabartë me veten e tyre, ata që do ju lehtësojnë dhimbjen, dramën, papunësinë e varfërinë që politikanët e këtyre 29 viteve ua injektuan në çdo qelizë…

Deri atëhere, o populli im i dashur dhe i vuajtur, do vuash në kurrizin tënd të kërrusur nga hallet, kusuret e politikanëve fjalëmëdhenj, por…që asnjë nga ato halle tuajat të vogla e as të mëdha nuk kanë kohë t’i zgjidhin…

Please follow and like us: