Albina Deda Gjoci: Përdorimi i lëndëve helmuese, akt kriminal i pabesë!
Sot me një akt të pashembullt të pabesë dhe kriminal siç dinë dhe e kanë në genin e tyre biologjik komunistët, Edi Rama përdori lëndë helmuese jo vetëm kundër protestuesve përballë Kuvendit, por edhe në pedonale dhe pranë qendrës Tregtare “Toptani”!
Ky veprim tipik provokativ dhe frikaman do të marrë përgjigje jo vetëm nesër nga ligji, por është akt që do indinjojë dhe irritojë deri në skaje gjithë qytetarët shqiptarë.
Shqipëria nuk është mbeturinë e botës së tretë dhe as Sulltanat arkaik despotik.
Ajo është zemra e Europës, e cila ka çuar në gijotinë mbretër e perëndorë despotë.
Ndaj Edi Rama që plagosi për vdekje shpresat e shqiptarëve mendon me papërgjegjshmëri të vrasë dhe popullin fizikisht.
Këto skena tmerri e turpi të kujtojnë skenat serbomadhe kundër studentëve të Kosovës më 1981…!!!
Turpi e mbuloftë këtë rezil e katil psikopat që kurrë nuk do dalë pa u ndëshkuar me ashpërsinë më të madhe që të rezervon një popull i dhunuar!
Tiranë, 26 shkurt 2019.