Albspirit

Media/News/Publishing

Roza Lati: Na hapët barkun, e nxirrni veten kaq ku*va

Roza Lati është shfaqur këtë të mërkurë tejet e revoltuar ndaj postimeve që sipas saj stimulojnë kurvërimin dhe janë jashtë kontrollit. Roza shkruan në një postim në “Instagram” se ndonëse nuk është moraliste, ndihet tejet e shqetësuar nga fotografitë dhe statuset e publikuara së fundmi.

“Mirëmëngjes. Futem në Instagram dhe shoh pjeshka nëpër foto. Me tituj fotoje “break up ëith your girlfriend coz I’m bored” (ndahu me të dashurën se jam lodhur)”– nis moderatorja e “Why not” postimin e saj në “Insta Story”.

“Mirë Ariana Grande e ka projekt muzikor dhe një këngë të tillë do bëjë, se është konsumuar çdo temë tjetër në vitet që jetojme. Por këto “Queens”dhe gocat me karakterin e fortë që dalin rëndë nëpër “Instagram”, pse shpalosni aq shumë ‘bitchassness’?”– vazhdon më tej Roza.

“S’po e mbaj veten për predikuese por këto postime të tilla seksi epsh-ndjellëse në internet me tituj që dalin jasht kontrollit normat e sjelljes dhe stimulojnë kurvërimin, nuk di…për brezat e rinj…S’jam moraliste. Jam thjesht njëra që ja hapët barkun me këto fodullizma dhe tituj bombastik, duke parë si e nxirrni vetën kaq kurva. Ma ka qejfi të bëj foto të bukura seksi…por do e vras mendjen mirë për titullin”– e përmbyll Roza.

Please follow and like us: