Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohen 6 pedagogë që e kishim mendjen te seksi

Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se ka firmosur 6 urdhra për largime nga puna të pedagogëve në këto fakultete, si pasojë e ngacmimeve seksuale, mit-marrjes, paaftësisë së zotërimit të shpjegimit të lëndëve, si dhe shitjen e librave më detyrim ndaj të rinjve. Në fjalën e tij, kreu i Universitetit tha se ankesat e bëra nga studentët janë marrë menjëherë në konsideratë, duke shkëputur kontratën e punës me këta pedagogë. Ai tha se për arsye etike nuk mund t’i bëjë publikë emrat, duke shtuar se ky fenomen ka shqetësuar të gjithë universitetin. “Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, tha ai.

Please follow and like us: