Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Vezaj: Turpi i Kolegjit me Antoneta Sevdarin!

 

Të shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe të mbash në detyrë A.Malaj etj, është si nata me ditën!

Po c’t’i bësh, kur të bëjnë gjyqin e të shkarkojnë ata si S. Çomo, I. Rama etj, që po t’i nënshtrohen “Vetingut” me të njëjtën procedurë kurrë nuk do të justfikojnë pasurinë e tyre e lëre të bashkëshortëve e fëmijëve! Shumë kolegë në Tiranë e dinë që ka qenë bashkëshorti i saj që prej vitesh i kërkonte prokurores të linte punën se vetëm probleme i kishte sjell, deri edhe te kërcënimet nga militantë partie, por ajo vazhdonte me idealizëm sepse besonte në atë që bënte, e ju e shkarkuat me këto argumente tallëse e që uroj të mbani këtë ‘standard’! Por që ta dini se vetëm me letrat e saj Shqipëria kurseu 150 milionë dollarë në gjyqin kundër Bechetit në Arbitrazh! Por jo vetëm që i ka kursyer shtetit shqiptar këtë shumë parash por edhe 5 milionët e konfiskuara të K. Ismailit (e jo vetëm) që i kanë kaluar shtetit janë mbi bazën e punës së saj! Ju qofshi se ajo largohet me kokën lart se ishte ndër të paktat prokurore të ndershme në sistemin e akuzës në Tiranë! Por ju e larguat jo për pasurinë, por për shkak të votës në KLP se ajo ju duhet!

#Vazhdoni_njelloseni_Vetingun#

#Komisioneri_do_ankimoje_per_DPrelen#

Please follow and like us: