Tre LSI-të me republikanin Yll në ballë pranojnë mandatin e deputetit
Nis zyrtarisht zëvendësimi i deputetëve të cilët dogjën mandatin, në radhët e opozitës. Mësohet se nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë tre kandidatë të cilët kanë nisur procedurat për marrjen e mandatit. Bëhet me dije se Enver Roshi kandidat në qarkun Elbasan, Aurora Mara kandidate në qarkun e Dibrës dhe Ylli Shehu kandidat në qarkun e Tiranës, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit. Në këtë mënyrë ata pranojnë marrjen e mandatit të deputetit, çka pritet të vendoset dhe nga KQZ. Kujtojmë se Ylli Shehu ka qenë deputet në radhët e Partisë Republikane, por u largua nga ajo parti për t’iu bashkuar LSI. Sakaq mësohet se në radhët e demokratëve janë katër kandidatë të cilët nuk kanë pranuar të refuzojnë mandatin. Bëhet me dije se ata janë Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenisheri.