Albspirit

Media/News/Publishing

Alejandro Greco: Qëllimi im i vetëm është të shoh Shqipërinë e Bashkuar!

 

 

 

2 mars 1444 – 2 mars 2019

Urime të gjithëve ju, vëllezër dhe motra shqiptarë, Gëzuar 2 – Marsin, 575 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës dhe bashkimit të parë politik, ushtarak, ekonomik dhe Kombëtar të popullit shqiptar me në krye Gjergj Kastriotin-Skënderbeu!

Qeveria Shqiptare më ftoi zyrtarisht, për të marrë pjesë në Samitin ll të Diasporës, Festimi i Besëlidhja e Lezhës për të ndërtuar unitetin e të gjithë shqiptarëve, për fat të keq nuk ishte në gjendje të merrja pjesë, për problemet në shëndetin tim dhe situatën e vështirë ekonomike në Argjentinë, unë shpresoj se do të jem një herë tjetër, por me zemrën time jam atje, pranë secilit prej jush: Bashkimi i Kombit nuk është dëshirë, por detyrim për të gjithë ata  shqiptarë, që vetëm Bashkimi i Popullit dhe i Kombit do të na shpëtojë nga copëtimi dhe asimilimi i mëtejshëm! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet! Qëllimi im i vetëm është të shoh Shqipërinë e Bashkuar!!!

Sot ne festojmë që princat Princat Shqiptarë me Skënderbeun në krye lidhën besën për të mbrojtur Atdheun, është më mirë dalja nga robëria ose skllavëria dhe themelimi i një shteti të Ri të Ilirisë dhe Epirit, gjigandë të tillë lindin për të mos u harruar kurrë dhe për t’u bërë busull udhërrëfyese për mbarë popullin! Skënderbeu e Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, 2 marsi, i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve. Zanafilla e Kombit Shqiptar! Skënderbeu është pjesë e identitetit tonë dhe qënie shqiptare, është pjesë e geneve tona. Lavdi për jetë heroit tonë Gjergj Kastriotit, lavdi besëlidhjes së Lezhës, edhe tani shqiptarët kanë nevojë për një besëlidhje të re, duam një Shqipëri të bashkuar! Urime Dita Besë! Lavdi Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeu dhe gjithë princave që luftuan për Shqipërinë! Urime Legjendë e pavdekshme! Krenaria e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu! Urime Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, Krenaria Shqiptare! Urime Gjergj Kastrioti, Skënderbeu për Shqiptarinë! Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, gjithmonë i gjallë në çdo zemër shqiptare! Lavdi Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe gjithë princave që luftuan për Shqipërinë! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Atdheun tonë! Lavdi për ty Skënderbe se pa ty s’do të kishim Atdhe! Rroftë përjetë Shqipëria! Rroftë Kombi Shqiptar! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë! Rroftë Shqipëria Etnike! Në jetë të jetëve, rrofte Shqipëria dhe ata që e duan atë! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë! I Lirisë së Ilirisë! Autoctonus! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Kryepeshkop +Aleksandër i Shqiptarëve, Bir i Shqiponjës.

Please follow and like us: