Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet në polici Ervin Mata

Është dorëzuar në polici Ervin Mata, një nga personat e kërkuar nga policia për vrasjen në ish-Bllok. Mata prej kohësh ishte në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok, që tronditi vendin. Kjo ngjarje ndodhi në nëntor 2018. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton. Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Mervjol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Mësohet se Ervin Mata në polici ka deklaruar se “nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt”.

Please follow and like us: