Albspirit

Media/News/Publishing

Arsen Rusta: Kur shteti të flak në rrugë, rasti i prokurores Sevdari!

 

 

Shumë kanë komentuar heshtjen time në lidhje me shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari.

Heshtje e cila nuk ndryshon dot faktin, por të paktën vendos nëse je në anën e drejtë apo të gabuar.

Heshta pasi s’kisha ende një dokument se ku kish gabuar Antoneta ose prokurore Neta, por kur lexova vendimin e Kolegjit të Apelimit, më duhet të them: KPA gaboi pasi u soll si ajo nusja që pas 1 muaj kërkon të nxjerr nga shtëpia të zotët dhe të përbuz vjehrrin e vjehrrën e shtëpinë ku nusëron!

Znj. Sevdari i kërkohet llogari për 15 vite më parë kur bashkëshorti i saj ishte emigrant, s’jam i sigurt nëse 15 vite më parë ata do jenë njohur e punuar me parashikimin se një ditë do i thonin keni deklarim të pamjaftueshëm.

Në fakt, po ndaj e një detaj personal. Znj. Sevdari ditën që kaloi vettingun kishte zgjedhur ta ndante gëzimin me familjen e saj, fëmijët e bashkëshortin, rastisa dhe unë atë mbrëmje me familjen time. Tryeza e tyre ishte një piceri në kryeqytet ku çmimi është 500 deri 700 lekë një picë.

Shumë të tjerë të certifikuar kanë festuar edhe me shampanjë apo jashtë vendit, ndaj KPA më e pakta vettingu ka tre kollona, ka të shkuar e të ardhme.

Znj. Sevdari i kurseu shtetit me CEZ-DIA nja 140 milionë euro Shqipërisë e tani, si ai polici që përballet me kriminelin flaket në rrugë.

Gabove KPA me siguri po e ndoshta në Strasburg ky vendim do bjerë, por ç’vlerë ka.

Ju sot e lënduat një prokurore ku gjithkush ose 80 % e aktorëve dhe faktorëve e vlerësonte.

Fundja kur shoh votimin e trupës me 5 anëtarë më vjen të them: Nëse doni vërtet të bëni rivlerësim të besueshëm, pyesni ‘Silvia Kontin’ ose ish prokuroren Ina Rama, e cila me votën e saj kundër ju ka treguar se keni GABUAR!

Please follow and like us: