Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e krijimit të bibliotekave të para në botë

 

 

 

Ari Ukimeri

 

Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave dhe mund t’i referohesh si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithë kjo përpjekje ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejt. Por si kanë evoluar këto institucione ku rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe cilat kanë qenë bibliotekat e para.

 

Me poshtë gjeni një listë të tyre nga lashtësia e deri në ditët tona.

 

  1. Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.
  2. Biblioteka e Aleksandrisë– E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.
  3. Biblioteka e Pergamos– ndodhet në provincen e Azisë, e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re dhe mbante rreth 200 mijë fletore.
  4. Biblioteka e Kongresit në Uashington– është më e madhia në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha  Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.
  5. Biblioteka e Harvardit– U themelua në vitin 1638, e cila numëron më shumë se 15 milionë vëllime.
  6. Biblioteka e Bostonit– u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.
  7. Biblioteka e Britanisë së Madhe– e themeluar në vitin 1753 dhe me gjithsej 25 milion libra.
  8. Biblioteka Kombëtare e Kinës– u themelua ne 1909 dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.
  9. Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.
  10. Biblioteka Kombëtare në Kanada– e themeluar në vitin 1953 është një Biblioteke Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.
  11. Biblioteka Kombëtare e Rusisë– u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.
  12. Biblioteka Kombëtare ne France– u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.
  13. Biblioteka e Ukrainës– ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm e vizitojnë atë.

 

Në trojet shqiptare, biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase).

 

Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe permban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.

 

Please follow and like us: