Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditen moderatorët e mbëmjes me arrestimin e Kikës, kërkonte favore seksuale te djemtë pjesëmarrës në emisionin e tij

Ka disa muaj që Kreshnik Husaj, i njohur në opinion i Kika nga “Big Brother Albania” 8, pati nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar. Por ky emision duke që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret seksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika.

Tashmë ka rreth dy javë që kur Kreshnik Husaj, është arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i janë bërë atij nga bashkëpunëtorët e këtij emisioni dhe nga viktimat e mashtruara. “The one show…”, me producent e prezantues Kreshnik Husaj, kishte për bashkëpunëtore edhe Zaida Çobon, edhe kjo ish banore e të njëjtit edicion të Big Brother Albania. Ishte Çobo, ajo e para që e denoncoi Kikën, ndërsa në një deklaratë për Gazetën Insajderi, ajo i konfirmon të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit. “Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq”, ka thënë fillimisht Zaida Çobo për Insajderin, duke vazhduar të tregoi se prokuroria është nën hetim  të tij. “Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo. Denoncime kanë bërë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin “The One Show nga Kika” të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij. Denoncimi tjetër  ka qenë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë. Mediat në Shqipëri, kanë shkruar se edhe drejtuesi i televizionit “Channel One” – aty ku Kika e transmetonte emisionin e tij, janë të thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e krimit të denoncuar. Ata  kanë shpjeguar se Kikës i kanë shitur vetëm kohën televizive në shumën prej 5 mijë eurosh në muaj, duke paraqitur kontratën e nënshkruar mes palëve dhe faturën që provon pagesën e shumës. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për veprimtarinë e prezantuesit, pasi që, emisionin sipas tyre ai e çonte në të gatshëm në televizion. Pasi ka vlerësuar të gjitha denoncimet, provat dhe faktet që lidhen me to me urdhër të prokurorisë Kreshnik Husaj është arrestuar. Masa e sigurisë është konsideruar e vlefshme dhe nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Ndërsa emisioni “The One Show nga Kika” i transmetuar në Channel One është ndërprere. Rikujtojmë se Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë. Ndaj tij po ashtu ishte ngritur aktakuzë për prostitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.

Please follow and like us: