Bislim Ahmetaj: Monolog me Edi Ramën
O Edi Rama dëgjoje zërin e arësyes, hapi rrugë qytetarëve. Tepsia jote edhe sikur të jetë pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve nuk mbahet dot me dhunë policore. Se ka mbajtë dot as Millosheviçi, po e mban bytha jote. Sa ma shumë të rezistosh aq më shumë ja ngushton rrethin e ferrit vetës tëndë dhe bandës së drogës dhe krimit që të rrethojnë në pushtet. Gjithkush e ka besuar që je i marrë, por askush se ka menduar që je kaq i pasionuar dhe i lidhur me marrëzinë tëndë. Po dëgjove Bislimin rri në Itali pas emisionit televiziv me Bruno Vespën, që kushedi sa ju ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë. Lyp azil politik, tepsinë e ke plotë, merre Zahon, nqs të vjen Linda merre edhe atë me vete. Nqs s’të vjen mos u ba merak fare për të, sepse ajo e përmbushi kontratën që kishit bërë me të nën përkujdesjen e Sorosit. Si Linda dhe ma të mira dhe ma të reja se ajo, me tepsinë që ke mbush i gjanë 1000 copë të tjera. Ikë sa ma largë siç ikje kur ishe çamarrok kodrave të Tironës. Mos e kthe kryet mbrapa- dëgjo Bislimin, bli një ishull të vogël, shpalle shtet të pavarur banu Sulltan i qefeve tua të shfrenuara. Jepi shtetësi gjithë horave dhe kurvave të pushtetit tënd. Shpalle “parajsë fiskale” për hareme homoseksualësh, horash, politikanësh të korruptuar, veç kujdes se po të gjetën këta krerët e opozitës së sotme aty ti nisën protestat, ta dogjën parajsën. Këta djegin mandatet e tyre dhe s’po djegin parajsën tëndë. Sepse kam një besim të zbehtë se do më dëgjosh, e kam për të mirën tëndë dhe të Zahos ma beso. Përndrysh atë që thoje ti tu bëhej komunistëve tek ai tubimi i irrituar pranë Stadiumit Qemal Stafa në janar të 91 kam frikë se do ta bëjnë brezi i sotshëm i protestuesve të zemëruar me ty… E di që je kryemushkë dhe s’dëgjon askënd por ma beso që s’ta kam me të keq. Jemi lodhur me luftë akoma i kemi të hapura plagët e vitit të mbrapshtë 1997…ik, kushedi ndoshta fillon dhe mëson diçka edhe nga piktura.