Omonia distancohet nga Ligoraq Karamelo, ende asnjë vendim nga konservatorët
Pas pranimit te mandatit nga listat e PD nga Grigor Karamelo, ka reaguar OMONOIA, duke thene se distancohet nga vendimi i anëtarit të tyre të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës.
Në një njoftim për shtyp, thuhet se “BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz”.
“Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z.Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s. Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike”, thuhet në.
Më tej ajo sqaron se “BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend”.
“Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE”, përfundon deklarata publike për mediat e OMONOIA.