Përse meshkujt nuk i kuptojnë emocionet femërore?
Trurit të meshkujve i duhet dyfishi i kohës për të kuptuar nga shikimi ndjenjat e një femre në ato momente, në krahasim me kohën që i duhet për të kuptuar një mashkull tjetër nga sytë. Këtë përfundim e ka nxjerrë një grup kërkuesish të LWL Univerity Hospital ne Bohum, Gjermani, pasi kanë vërejtur një grup meshkujsh prej 22 vetash dhe një seri eksperimentesh. Drejtuesi i grupit, doktor Henrik Walter, ka monitoruar trurin e pjesëmarrësve, nga mosha 21-52 vjeç, rezonanca magnetike ka zbuluar mungesën e disa zonave në tru.Rezultatet e studimit, që u publikuan në revistën “Plus One”, kanë treguar se kur një mashkull gjendej përballë tyre, aktivizohej ajo pjesë e trurit që kupton emocionet. Me sa duket, meshkujt vërtet nuk arrijnë të kuptojnë emocionet e femrave dhe se vështirësia e tyre nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë, por nga limitet fizike. Trurit të meshkujve i duhet dyfishi i kohës për të kuptuar shikimin e një femre dhe ndjenjat që ato kanë.