Albspirit

Media/News/Publishing

Genci Çobani: Dituria që shpërndajnë mësuesit është si flaka e qiririt

 

 

 

7 mars, dita e Mësuesit, një festë shumë e veçantë, që, të paktën në dijeninë time, asnjë popull tjetër nuk e ka. Edhe pse shkolla shqiptare është sakatuar sot nga inflacioni i “doktoraturave dhe masterave” që ndahen me shumicë si distingtivat e dikurshme “Miku i vogël i librit”, respekti për mësuesit i bën nder çdo populli dhe pa dyshim çdo individi që e shfaq sinqerisht këtë respekt. Çdo 7 mars e kam thënë dhe, asnjëherë nuk do të rresht së thëni që jam krenar që jam bir i dy mësuesve që Lushnja i nderon edhe sot e kësaj dite, megjithëse kanë shumë vjet që janë ndarë nga kjo botë.

Ka shumë personalitete që janë shprehur me admirim maksimal për rolin e Mësuesit dhe sot kam dëshirë të përmend një thënie të madhe të mjekut të famshëm francez, René Laennec, shpikësit të stetoskopit në vitin 1816, i cili qysh në fund të shekullit të 18-të thoshte: Dituria që shpërndajnë mësuesit është si flaka e qiririt, e cila nuk pakësohet aspak edhe pse janë të shumtë pishtarët që marrin aty dritën e tyre.

Please follow and like us: