Albspirit

Media/News/Publishing

Mos e lër një femër të bëhet ‘kuçkë’

Anila Kruti

Studimet psikologjike tregojnë se: Një nënë e mirë, rrit fëmijë të suksesshëm! Një nënë e dashur rrit fëmijë të mirë dhe të ndjeshëm. Këta fëmijë e kryesisht djemtë, bëhen burra të vërtetë. Është e vërtetë për shoqëritë e zhvilluara. Për ato shoqëri që i rrisin djemtë me fjalët: Respektoje shoqen, motrën, nënën tënde!

Por, në këtë shoqërinë tonë partriakale është e vështirë të rrisësh ‘burra’. Se djali është më i forti i lagjes. U shkul flokët vajzave. Se arti nuk bën për burrat! Steriotipi shqiptar: Të lindim djem për dëshirën e burrit. Bën edhe pikënisjen e diskriminimit gjinor.

E tek dëgjon përditë vrasje të grave, dhunim, nënvlerësim, zhvlerësim, pabarazi.

Më dhimbset vetja që jam femër e lindur në Shqipëri.

Tek mendoj të vrarë Fildezen, Natashën, Lumturien, Nurien të vrara nga burrat e tyre, për motive të dobëta. O zot, shpirti i vuajtur i grave shqiptare !

Thënë e stërthënë, meshkujt shqiptar janë rritur keq.

Keq e mos me keq po rriten edhe tani. Deri kur?!
Një burrë shqiptar lëndon. Me gjest me fjalë me dorë. Lëndon!

Femra shqiptare i bën të gjitha kujdesin mëmësor, punët, familjen ,gruan, bashkëshorten dhe në fund lëndohet, dhunohet, shpërfillet në një mënyrë apo në një tjetër.

Ama, ajo nuk harron. Dhe gruaja shqiptare është më hakmarrsja.

E përvëluar. E lënduar deri në shpirt të ikën. Ajo nuk fal. E gjen mënyrën për të shpëtuar shpirtin. Nga mungesa lirisë ekonomisë, kushtet e vështira pas divorcit, ajo i mendon të gjitha. Merr parasysh gjithçka edhe vdekjen. Zgjedh të jetojë. Shkon tjetër kund.

Asnjë femër nuk tradhëton për dëshirë. Janë tepër të ralla. Ajo tradhëton se është ndjerë e tradhëtuar shpirtërisht. Është ndjerë bosh! Gratë shqiptare kanë nevojë për pëkujdesje shpirtërore më shumë se gjithçka tjetër!

Unë nuk i përligj. Madje mendoj se krenaria dhe nderi janë zbukurimet që e bëjnë një femër zonjë. Ama, një grua e vrarë nuk e bën dot më gruan! Jam me to, kur ato janë ndjerë të dhunuara të shpërfillura, të braktisura. Të lënduara!

Nëse nuk e bën dot të lumtur ti gruan, partneren, femrën tënde, do ta bëjë dikush tjetër.

Mos e paragjyko!
Mos e vri gruan shqiptare se nuk është prona jote!

Mos e vri, se nuk je i zoti ta duash!

Please follow and like us: