Nardi Olli: Një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e pedagogët e mi
Një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e pedagogët e mi, që kanë bërë maksimumin për të na formuar. Nëse ka një arsye që jam sot ky që jam, pas familjes sime, ata janë të dytët që kanë rolin më të rëndësishëm e për këtë kanë mirënjohjen time, edhe ata që ma kanë patur apo i kam patur “inat”…
Një urim për të gjithë kolegët e miqtë te mi që japin kontributin e tyre të çmuar në arsim.
Gëzuar 7 Marsin!
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtim dhe sakrifica kontribuojnë në formimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, si pjesa më thelbësore e ndërtimit të një shoqërie!
Sot arsimi i të gjitha niveleve, për fat të keq vijon të ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, pasojë e politikave aventureske dhe klienteliste. Por me këtë sektor kaq jetik nuk mund të luhet. Aventura duhet të marrë fund, ashtu si edhe keqqeverisja!