Albspirit

Media/News/Publishing

Ushqimet që rrisin pasionin seksual

Përmirësoni raportin tuaj seksual me partnerin ose partneren në mënyrë natyrale, duke konsumuar këto ushqime. Këshillohet që këto ushqime të konsumohen rregullisht.

  1. Banane: Bananet përmbajnë enzimën bromelain që mund të rrisë epshin tek disa njerëz. Vitamina B dhe kaliumi gjithashtu ndihmojnë në ngritjen e niveleve të energjisë.
  2. Çokollata: Çokollata përmban theobromine dhe phenylethylamine, enzima që i bëjnë burrat dhe gratë të ndjehen të dashuruar. Çokollata shumë e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë sistemin imunitar.
  3. Hudhra: Hudhra përmban një përbërës të quajtur alicin, i cili është i njohur për të rritur rrjedhjen e gjakut në trup, veçanërisht në organet seksuale.
  4. Frutat e thata: Shumica e varieteteve të frutave të thata janë të pasura me L-Arginine, i cili përmirëson funksionet seksuale tek meshkujt. Ato ndihmojnë me qarkullimin e gjakut, rrisin nivelet e energjisë dhe stimulojnë dëshirat seksuale.
Please follow and like us: