Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: Jeta, në një fije

 

 

 

 

Jeta jonë rri varur në një fije peri,

por këtë nuk arrijmë që ta kuptojmë

dhe nëpër ditë grindemi shumë shpesh,

mbetemi pengje të zemërimit të fortë.

 

 

 

Harxhojmë ditë të tëra pa bërë asgjë,

orët mbushim me fjalë e thashetheme,

ato na lidhin porsi rrjetë merimange

me vogëlsirat dhe jetën e të tjerëve.

 

 

 

Na duket se kemi pafundësisht kohë,

që jeta nuk njeh kufij, as kjo botë.

Në një çast ndjejmë që fija dridhet

e gati këputet, është tejet e hollë.

 

 

 

Atëhere duam të ndryshojmë gjithçka

dhe një çast të vetëm ta dashurojmë,

të rizgjojmë ndjesitë e përgjumura,

mërit’e vjetra t’i fshijmë me gomë.

 

 

 

Por fija këputet, është tepër vonë…

 

 

 

© Irma Kurti 

Marrë nga libri: “Nuk është ky deti” 2013.

Please follow and like us: