Albspirit

Media/News/Publishing

Londër, gra nga e gjithë bota urojnë shqip 8 Marsin

Me një mënyrë krejt të veçantë, vajza dhe gra të suksesshme nga vende të ndryshme të botës, uruan gratë shqiptare në gjuhën shqipe duke u veshur me kostumet tradicionale shqiptare.

Gratë shqiptare përveçse janë të zonja, të suksesshme, nëna të mira dhe bashkëshorte të dashura, janë kthyer në model për t’u ndjekur edhe nga gra e vajza të huaja, të cilat e thonë përmes një videoje emocionuese: “Dua të jem si ti”,  “Jam krenare për ty” ,  “Gratë shqiptare janë nëna të mira” apo “Sepse Shqipëria është e bukur me ty”.

“Gjatë muajit mars, Shqipëria do të vijë në Londër përmes kostumeve tradicionale të gruas shqiptare nga vendet e ndryshme të botës, do vishen me traditën e gjysheve tona dhe do të flasin shqip sepse ti gruaja shqiptare je frymëzim dhe krenari kudo në botë”, thuhet në videomesazh.

Please follow and like us: