Albspirit

Media/News/Publishing

Deliana Lazarova, dirigjentja fituese e ‘NRTA Conducting Competition’

Gara në Tirane/Një  grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

 

.

 

Pas ballafaqimit të tre konkurrentëve, juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të botës artistike nderoi mbrëmë në Tiranë me çmimin e parë dirigjenten Delyana Lazarova.

Delyana, është një dirigjente e re në moshë, por me një ekperiencë në drejtim me orkestra të rëndësishme si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë e Azi. Ajo është përzgjedhur si dirigjente edhe në Festivalin Aspen Music që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

E  emocionuar Delyana  falenderoi të gjithë muzikantët e Orkestrës së RTSH-së duke shpresuar që të rikthehej sa më shpejt që të drejtojë një koncert të vërtetë me këta artistë të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, Lazarova vlerësoi edhe kolegët e saj dirigjentë.

Kryetari I jurisë, Mjeshtri I Madh Zhani Ciko u shpreh se për jurinë ishte shumë e vështirë të merrte vendim kur ke të bësh me talente të tilla, ndaj çmimin e dytë juria  e ndau midis AndreW Joon Choi dhe Ji Yujue.

Nga data 2 deri më datë 4 Mars 75 dirigjentë nga 35 shtete të ndryshme të botës drejtuan Orkestrën Sinfonike të RTSH-së, e cila ka marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë personalitetet e muzikës që kanë bashkëpunuar me të. Po ashtu me nota maksimale kanë vlerësuar muzikantët e kësaj orkestre edhe juria e cila kishte në përbërjen e saj emra të muzikës botërore.

RTSH dhe Orkestra  Sinfonike përmbyllën me sukses të premten e 8 Marsit një ngjarje të madhe artistike. Një konkurs unik për Shqipërinë , por jo për arenën ndërkombëtare muzikore. Tashmë NRTA Conducting Competition është listuar në konkurset ndërkombëtare, fakt ky që e bën Shqipërinë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës serioze.

Pas përballjes së 10 gjysmëfinalistëve në skenën e Universitetit të Arteve, për në natën finale u përzgjodhën 3 finalistë: Andrew Joon Choi- Korea e Jugut, Ji Yujue- Kinë dhe Delyana Lazarova –Bullgari.

Juria e konkursit.

Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh

Vittorio Parisi – Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi, Milano.

Bernt Bauge- Menaxher i Filarmonisë së Bergen, Norvegji

Gyorgy Igric –Drejtor Artistik i Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari

 Maurizio Cocciolito –Drejtor Artistik i Solisti Aquilani

 

Kujtesa ndaj kompozitorit tonë të shquar Nikolla Zoraqi e bëri edhe më domethënës këtë konkurs nderkombetar, ku një nga veprat e tij emblemë e cila ka korrur sukses jo vetëm brenda vendit kur është interpretuar, por edhe jashtë saj, duke sjellë  kështu shpirtin kombit tonë nëpërmjet harmonisë dhe melodisë. Uvertura festive është luajtur 3 herë nga dirigjentë të kombësive të ndryshme, në 3 forma të ndryshme dhe nga një orkestër e vetme.

Përveç, Uverturës Festive të Zoraqit,  3 finalistët drejtuan dhe nga një kohë nga sinfonitë e kompozitorëve të mëdhenj si Dvozhak, Brams dhe Shuman duke spikatur kështu në stilin dhe karakterin e gjithësecilit .

Finalja e madhe e këtij konkursi u transmetua direkt nga RTSH MUZIKË, kanal i dedikuar muzikor në tërësi, por që tregon një kujdes të veçantë ndaj muzikës serioze si një vlerë e jashtëzakonshme në ushqimin shpirtëror .

RTSH ndërmori këtë nismë kurajoze për të realizuar një ngjarje të përmasave kaq te mëdha, ne bashkëpunim edhe me Classics Management , duke dëshmuar se i përgjigjet kërkesave te publikut.

Image result for Deliana Lazarova

Please follow and like us: