Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e jashtëzakoshme e murimit të Don Zhuanit shqiptar, anëtarit të vetëm të Partisë Konservatore

Pas vrasjes dhe murosjes së shqiptarit Astrit Lamaj, anëtar i vetëm i Partisë Konsevatore me kryetar Kujtim Gjuzin, fshihet krimi i hakmarrjes për një dashuri të lënë në mes dhe grabitjes së bizhuve.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë gjithçka është e qartë dhe prokurori i cështjes ka në dorë dëshminë edhe të vetë gruas italiane, Carmela Sciacchitano, njohur si Carmelita, e famshme si “mbreteresha e shitjeve”, sot 64 vjeçare, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë hak ndaj shqiptarit që e la.

Carmela Sciacchitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Siçilisë, për ekzekutimin e këtij krimi kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit, mjaft besnik  i bosit të Cosa Nostra Toto Riina.

Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.

Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhura me qarqet mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.

Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese. “Edhe pse e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”- thotë prokurori.

Please follow and like us: