Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: PËR CA DASHURI DHE NJË LIBËR

(nëse s’është ende marrëzi të flasësh për këtë)

Duke lexuar kohët e fundit një libër, kuptohet aspak për kënaqësi, por nga etja për të mësuar diçka të re, si të ishte atlas anatomie, kuptova sa e vështirë është të besosh dikë, megjithëse pa të, shoqëria njerëzore nuk do të qe e mundur të egzistonte. Libri titullohej, mos u çuditni, ‘Filozofia e Vetmisë’. Dihet për të kuptuar të tjerët dhe veten, të shkruaj diçka të këtij lloji, apo në një farë mënyre me të. Cili s’ka qenë në atë tokë të djerrë. Ashtu si një ditë, i zhgënjyer me dhe nga të gjithë, bërtita në kupë të qiellit, natyrisht pa zë: “Që të lexosh si duhet një libër, (nënkuptova timin, një që mbante ose tjetrin që s’kish emrin tim), duhet të blesh në dashuri me të. Përndryshe nuk ke se si të ndërthuresh në pëlhurën e shpirtit në thellësinë e tij, ku në kënaqësi na bashkon të gjithëve”.
Vërtik u ktheva nga vetja, tek ecja, për të parë nëse isha tjetër dhe për ta pyetur, vallë a mendoja vërtet kështu apo isha dehur nga psherëtimat e fund-dimrit? Këmbët i hidhja i vendosur, me ritëm dhe largësi të rregullt, pa më marë ana.
“I marrë, i thashe”, për këtë do të duheshin dy gjëra, thuajse të pamundura sot, sidomos për ne të mbijetuarit nga një diktaturës e egër, besim dhe përkushtim! Të dy këta, kohën kërkojnë ta mbajnë ndë vete. Ah, kur do mundim ta kemi me bollëk, ndërsa përflitemi papushim në utejfolësin qelizor ose kur e vrasim ngeshëm ëmbëlsisht me një meze qoftesh dhe një shishe vere ‘Kallmet’ përgatitur për Bllokun e Politbyrosë. Apo raki të praruar moskat Skrapari?”
Tjetër, fare tjetër është çështja e lidhjeve ndërnjerëzore. Thuajse e pamundur për jetimët rumunë, të cilët i ndanë nga bota e ndjenjave duke i lidhur tek shufrat e hekurta në shtratit e tyre, burg. Kjo më shkrepi në mendje, teksa rrekesha të fshihem pas një vete-keqardhje, për dëshpërimin e pashprehur. Por si duket nuk isha aspak larg së vertetës.

Jehona e tij, në vendin tonë, erdhi fshehuazi, bëlbëzim pas bëlbëzimi, se kish të bënte me diçka jo vetëm bukurisht të brishtë, një imtësi buzëqershi cipëhollë që s’mund të përmbahej dot brenda tyre, Lolitën. Mollën shoqërisht të ndalueme, të cilën ai e kish bërë kaq lehtë të prekshme dhe ca më keq, të shijshme. Vollodja Nabokov shkruan:
“S’ka asgjë më të mërzitshme dhe më të padrejtë ndaj një autori se sa të fillosh të lexosh, ta zëmë, Zonjën Bovary, me idenë e paracaktuar se libri është nje akuzë kundër borgjezisë”.*
Dhe këtë dënim, që shpesh e projektojmë si faj i të tjerëve, ia shkaktojmë vetes, që kur i vëmë titullin, nën-titullin, madje edhe përcaktimin nëse është roman, novelë, publicistikë apo përmbledhje poezish. Në çfarëdo mënyre që mund t’i përziesh këto, nëmës nuk i shpëton dot. Nga ndonjëherë hybridizimet “e reja”, arrijnë të kundërtën, se kërkojnë më shumë kohë për t’u hulumtuar, sa i lë mënjanë të harrohen si të përçudnuara. Në fakt, edhe ky paragjykim është disi i kapërxyeshëm. Por ç’më tmerron janë disa pohime të lemerishme, (që s’kemi pse t’i marrim si të vërteta), prej këtij jashtëkohori të madh, kur kërkon të na bindë, se në çdo kohë ka vërtet, gjenden, diku apo disi, lexues të tillë si:
“Një lexues i mirë, një lexues madhor, aktiv dhe krijues, është një rilexues”. Çfarë thotë ky tartar aristokrat, që mendon se njerëzit e sotëm kanë kohë të lirë të merren ditë të tëra me një libër? Kush lexon sot rresht pas reshti, kur dihet që edhe sikur studim shkencor të ishte, do kishte plot ujë midis rreshtave!

“Përpjekja për të filluar një libër, veçanërisht nëse është vlerësuar nga njerëz, të cilët një lexues i ri fshehurazi i mendon si të dalëkohe ose shumë seriozë… shpesh është e vështirë të bëhet…”*
Një tjetër paudhësi e fatit kjo, kur të gjithë ata, si puna ime, këshillojnë libra me poezi apo histori “për lëvizje mosbindëse”, ndoshta me rëndësi praktike për t’u zgjedhur në lakuninë e botimeve, që vërshojnë të kafshojnë të pambrojturit lexues, të cilët gënjyer dhe zhgënjyer s’dinë kë të besojnë më parë. Se si çdo marrëdhënie njerëzore libri përmban në vetvete një rrezik humbjeje, një cënim besimi. Dhe nuk u vë faj, a thua se edhe pas 30 vjetësh duhet të përmendim monizmin, i cili la pas atavizma të tilla si: “…shkatërrimin e hapsirës midis individëve ku ata mund të bashkëveprojnë lirisht. Zhdukja e hapësirës shoqërore dhe për pasojë dallimin e vetjakes nga publikja”.** Pa përmëndur mosbesimin e mirënjohur gjeokulturor në trevën ballkanike.

“Një ngjarje në libër ndjehet thellësisht sepse na kujton diçka që na ka ndodhur ne a dikujt që e njohëm a e njohim…sepse na sjell ndër mend një vend, një peisazh, një mënyrë jetese e cila përfytyrohet me mall si pjesë e së shkuarës sonë. Ose… veten njejtësojmë me njërin prej personazheve të librit. Kjo lloj imagjinate e mefshtë, (e shkallës së ulët), është ajo që s’do më pëlqente ta përdorte lexuesi”.
Kuptohet, a nuk iu duket pak si e tepërt, se çfarë dëshëron ky emigrant i syrgjynosur larg nga vendlindja? Që përvecç sakrificës sublime të shpenzimit dhe të qindarkës së fundit dhe rileximit nga e para, duhet të shkoni së bashku në një vend ëndrrash, ndërsa Rovena e bukur, tek bujtina përballë, mezi pret të ndajë me ty “çdo gjë që do lëçisësh në sytë e saj”. Dhe kjo e gjitha në emër të një kënaqësie artistike të shkëmbyer në një barazpeshim harmonik mes dy miqsh të panjohur. Gjë, e cila praktikisht është thuajse e pamundur. Si zgjedhja bashkëkohore midis një mardhënie “shokë me perfitim” (friends with benefits), që tingëllon kaq ëmbël sa të rrënqethet mishtë, dhe dashurisë, ku shpenzon të humbasësh qimet e kokës, që nuk mbijnë më.

Ndoshta ish kjo arsyeja, dhe fare jo ajo që ka të bëjë me mardhënien treshe shkrimtar-libër-lexues, që pasi e la e fejuara, e shtyu autorin e shquar Nabokov të shkruajë: “… por që të ngrohet nën rrezet e diellit të kësaj magjije të shkruar libri, duhet që lexuesi i mençur të lexojë jo me zemër dhe ca më pak me trurin e tijj, por me shtyllën kurrizore. Është aty ku fillon mpirja, shpimet e gjilpërave edhe pse i duhet të qëndrojë pak gjakftohtë, ta lexojë paksa i shkëputur… përderisa mrekullia e artit mund shfaqet në çdo kockë të historisë, në palcën e mendimit…”.

Eh, punë librash…!

*Lectures on Literature, Vladimir Nabokov.
**A PHILOSOPHY OF LONELINESS, Lars Svendsen, Reaktion Books Ltd. 2017.

Please follow and like us: