Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e rrobaqepëses që u bë dashnorja e famshme e Luigjit XV

Paris, 8 dhjetor 1973. Karroja po çon një grua drejt gijotinës, ecën ngadalë, rrugët e qelbura dhe rrema gjaku. Trupi i saj që kishte njohur dhomat më të mira dhe pikturat, është i mbuluar nga një pëlhurë e ashpër, i kanë prerë flokët në mënyrë që xhelati dhe tehu të bëjnë një punë më të mirë. Vendndodhja Vauccouleurs në Meuse, Lorena 19 gusht 1743. Rrobaqepsja Anne Bècu lindi një vajzë, e cila do të quhet me forcë Jeanne Bècú. I ati, Jean Baptiste i Vaubernier nuk e sheh dhe është një prift i manastirit parizien të Picpusit.

Një vajzë aspak e leverdishme dhe deri në moshën 10 vjeçare bën një jetë të varfër. Rrobaqepsia nuk mjafton dhe nuk paguhet mjaftueshëm. Në 1749 fati i luan mirë zaret e tij, e ëma martohet me Nicolás Rançon, shitës armësh, i cili në 1753 e regjistron Jeanne në kolegjin e kushtueshëm Dama të Sainte–Anne. Vajza edukohet si një vajzë borgjezi, më pas del nga kolegji në 1758 dhe i duhet të punojë.

Parukeria

Fillimisht ndihmëse parukiere, më vonë një dado në një familje të pasur dhe në fund në Paris ndihmëse në një dyqan mode të lartë. Ky trekëndësh do të përcaktojë jetën e saj; merr vesh nga parukeria, ka sjelljet e duhura dhe njeh njerëzit e duhur. Në një det të tillë kaq tërheqës, po sa edhe të rrezikshëm fillon e të notojë si një peshk. Në moshën 19 vjeçare i afrohet kazinove, një vend plot me meshkuj dhe para që fillojnë ta venë re prenë e bukur, të re dhe të lehtë që e quajnë “Mademoiselle Lange”. Mbi të gjitha një farë Jean–Baptiste du Barry, një tutor luksi, një sigurues grash për zotërinjtë e shtresave të larta dhe në një natë planetet rreshtohen, Luigji XV me profesion mbret e zbulon në kazino dhe me një të kërcitur të gishtave e çon në dhomën e Pallatit të Luvrit. Dhe jo vetëm për një natë, por për disa vite. Luigji XV ishte pompoz dhe informoi gjithe Oborrin se Jeanne do të ishte dashnorja e tij e preferuar dhe i dha edhe një titull fisnik, kontesha Du Barry. Edhe pse për ta marrë asaj iu desh të martohej me Guillaume du Barry, vëllain e tutorit, një gjetje, por edhe një kusht. Jeta në pallat ishte një festival vesesh, por duheshin përmbushur rregullat.  Në prill 1768 në moshën 26 vjeçare u prezantua në Oborr.

Një armë me dy tehe; e preferura e mbretit, por edhe e urryera e të gjithëve. Megjithatë kontesha në ngjitje nuk deshi kurrë të luajë rol tjetër përveç se të gëzojë mbretin. Limitet e këtij rregulli loje nuk fillonin dhe përfundonin  me madhësinë e krevatit. Inati i shumë aspiranteve për atë krevat francez  binte mbi Madame du Barry, vajzën e rrobaqepëses dhe të priftit, të ardhura të bollshme, bizhuteri, veshje rokoko, paruke, kapele dhe shumë plagë në shpirt të kurtizanes pa fat. Zotëronte shtëpi, dy të tilla një në Louvenciennes dhe tjetra në Saint–Vrain me të cilat do të kishte pasur një pleqëri të sigurt. Por ditët nuk ishin të lehta. Du Barry i përdori të gjitha artet për të joshur vajzat e Mbretit, por Adèlaide, Sophie dhe Victoria i hidhnin më shumë dru zjarrit.

Denigrimi

Në nga armiqtë e saj më të këqij, duka Étienne François i Choiseul, diplomat përhapi shpifje dhe shkrime pornografike kundër saj që qarkullonin nëpër pallat dhe që u ekspozuan para të gjithëve.  Për herë të parë Jeanne u detyrua të luajë politikisht, u përpoq të lidhte një aleancë me armiqtë e dukës, por ishte e kotë, ishte i paprekshëm. Kishte qepur martesën e Luigjit të XVI me Maria Antonietën e Austrisë, e cila hodhi bretkosa dhe gjarpërinj mbi Jeanne e nxitur nga vajzat e Du Barry dhe me ndihmën e dashnorit arriti të shkatërronte Choiseul, i cili u zëvëndësua nga duka d´guillon. María Antonieta mblodhi të gjithë armët kundër saj, por nuk qëlloi, e bindi e ëma sepse ajo betejë mund të shkaktonte një skizëm në Oborr dhe austriakja ndali me një shprehje që do të hynte në histori: “Ka shumë njerëz në Versajë”.

Pavarësisht kësaj fitoreje dielli filloi të perëndojë për Jeanne. Luigji XV, mbreti i shumëdashur u prek nga variçela, një sëmundje vdekjeprurëse. Për të evituar kontaminimin e dërgoi Jeanne në abacinë e Pont–aux–Dames, një strehë e nevojshme, por edhe preludi i fundit të saj si kurtizane luksi, ose ashtu siç do ta përshkruanin disa biografë “një kurvë me fat”. Variçela e mori mbretin në 1774 dhe në fron hipën Luigji XVI. Jeanne pa dikë për ta mbrojtur nuk shkeli në Versajë. Në tetor 1776 u transferua në shtëpinë e saj në fshat në Louveciennes dhe ishte dashnore me raste e aristokratëve dhe borgjezëve milionerë dhe me dy prej tyre pati lidhje të gjata. Në 1789 filloi Revolucioni dhe Jeanne hyri edhe një herë në histori. Përshkroi rrugët, kuroi dhe u kujdes për burrat e të dy bandave. I vodhën shumë nga bizhuteritë e saj, sigurinë e saj të jetës. Bizhuteritë e saj u shfaqën në Londër dhe nuk e shpëtuan, por shënuan vdekjen e saj. Pasuria e saj dhe sidomos e kaluara si dashnore e Luigjit XV si dhe gjaku në zierje i revolucionarëve që e gjykonin si simbol të korrupsionit dhe shpërdorimit fisnik e zvarritën drejt gjykatës dhe e akuzuan për kospiracion. Gjykimi ishte i gjatë edhe pse dënimi ishte marrë; dënim me vdekje. I prenë flokët në mënyrë që xhelati dhe tehu të bënin një punë më të mirë.  Kur ishte ende në karron e të dënuarve dhe drejt gijotinës u përpoq me një letër të dëshpëruar duke treguar bizhutë e mbetura të fshehura dhe në këtë mënyrë të blinte faljen, por ishte e kotë. Në afërsi të gijotinës shpërtheu nga tërbimi. Për ta ngjitur në shkallare u desh ta lidhnin. E pa xhelatin: -Zotëri do të më lëndoni? Një minutë zoti xhelat..një minutë më shumë.. dhe tehu ra mbi qafën e saj. Ishte 50 vjeç, ishte viti 1793, dhjetor. 69 ditë më parë i njëjti xhelat dhe i njëjti teh derdhën gjakun e Maria Antonietës. Ishte 37 vjeçe. Plebeja Becu e kthyer dukeshë nga pasioni i Luigjit XV dhe mbretëresha e Francës dy rivale u bashkuan në të njëjtën gropë. / Historia – Bota.al

Please follow and like us: