Albspirit

Media/News/Publishing

Albanian Excellence shpall konkurrimin për çmimin mbarëkombëtar “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” për vitin 2019

Çfarë është çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë -2019”?

“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, ideuar nga Albanian Excellence, është nje projekt për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e Shqipërisë, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.

Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacioni e tyre, iniciativën e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit që prezantojnë.

Ky çmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet. Kandidatet duhet të jenë zonja të lidhura me çështjet e shoqërisë civile. Ato duhet të jenë frymëzuese për brezin e ri, të të rejave në kërkim për më të mirën në një shoqëri, kornizat sociale që kanë arritur ndryshe dhe për zonja që dallojnë për punën e tyre dhe vullnetin sistematik në punë, familje, shoqëri si dhe në komunitet.

Qëllimi i çmimit

  1. Rinjohja dhe vlerësimi i punës së gruas shqiptare në zhvillimim e saj profesional; social dhe njerëzor në zhvillimin e një shoqërie dhe të një kombi në tërësi.
  2. Të zbulojmë gra-lidere të cilat nga anonimati, kanë arritur të promovojnë zhvillim personal, social dhe pro zhvillimit të një shoqërie.
  3. Njohja dhe promovimi i tyre me qëllim mbishtetjen në komunitetet e më gjërë.
  4. Arritja e barazisë udhëheqës së gruas.
  5. Çmimi kërkon të promovojë gra të panjohura në jetën e përditshme, të cilat edhe pse mes shumë vështirësive, kanë arritur të përmbushin ëndrrat e tyre duke qënë burim frymëzimi për gjeneratat.
  6. Çmimi është i pavarur dhe autonom.

Fushat që do të shtrihet ky konkurrim

  1. Fusha Edukative

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha gratë që merren me praktika pedagogjike, dhe që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe edukativ

  1. Fusha Sociale

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat me aftësitë e tyre kanë sërbuer për të transformuar grupe sociale duke dhënë një impaktpozitiv në shoqëri , përme iniciativave që zhvillojnë.

  1. Sipërmarrje Rurale dhe Mbrojtja e Mjedisit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që luajnë roj në zhvillimin e agroturizmit dhe në mrojtjen e mjedisit.

  1. Fusha e Biznesit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që drejtojnë qarqe ekonomike dhe biznese duke luajtur rol priorirat në to si dhe në zhvillimin social dhe integral të vendit.

  1. Fusha Kulturore

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat spikasin në fusha të ndryshme të artit dhe të kulturës për origjinalitetin dhe për kulturën e tyre.

  1. Fusha e Sportit

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat janë promotore dhe në krye të sporteve të caktuara.

  1. Fusha e Shkencës dhe Teknologjisë

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që kanë spikatur në fushën e teknologjisë dhe të shkencës të cilat gjenerojnë alternativadhe promovojnë iniciativa me impakt social.

  1. Fusha Publike

Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat prezantojnë etikë dhe kurajo profesionale dhe i shërbejne vendit dhe në forcat e armatosura.

Tre çmime

  1. Çmim nga një shoqëri sigurimesh
  2. Çmim nga një kompani celularësh
  3. Çmim nga Albanian Excellence

Të interesuarat duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme deri në datën 30 prill 2019

  1. CV profesionale
  2. Foto me ngjyra
  3. Projekti që mendon se mund të realizojë gjatë vitit 2019.
  4. Kompromiset sociale me çeshtjen e gruas.
  5. Çmime dhe nderime qe ka marre ne fushes profesionale dhe shoqërore në ndihmë të komunitetit.
  6. Letër nga punëdhënësi.

Kandidatja duhet të prezantojë veten në tre faqe ku të argumentojë arsyet se pse duhet ta marrë këtë titull.

Letra që mbështesin kandidaturen (optional).

Çdo lloj tjeter dokumenti që përforcon kandidaturën.

Please follow and like us: