Rakela Zoga: Përgjysëm shi!…
Sot e ndava ditën me ty.
Dhe shiun që binte përgjysëm e ndamë.
I pata thënë të më lagë në orë vetmi,
Me pjesën tënde që mbaja pranë…
Stërkala lotësh me lagnin trupin.
Puthjet zgjoheshin si herën e parë.
Mbështeta dorën tek uji që binte,
E tëndja dorë më shkiste ngadalë.
Eh si u ndjeva si në atë natë dimri.
Kur këngët e tua m’i bëje dhuratë.
Me vështrojnë përgjysem, e jo pe vërteti.
Përgjysëm çdo gjë midis nesh, si në përrallë…
Please follow and like us: