Vargje poetike nga Katiola Karoli
Vetëm ty
Nën rrahjet e zemrës pa fjalë,
Heshtja ime pëshpërit të dua.
Drithërimat e trupit tim,
Kërkojnë vetëm të tuat duar.
Në heshtje bëj betimin e zemrës,
Në këtë jetë do të të përkas veç ty.
Si zog strehuar tek gjoksi yt,
Ndjehem mbretëreshë në dashuri.
Kaosi i ndjenjave të mia
Kaosin e ndjenjave të mia,
është tepër e vështirë ta kuptosh
Në mëngjes ndez zjarre shpirtrash
Në mbrëmje të urdhëroj të më harrosh
Ulërin brenda meje ndjenja
Mbështjellë me një mjegull mistik
Me lotët e padukshëm fik zjarrin
Ndriçoj zemrën me shkopin magjik
Dashurisë sime
Ti i shtrenjti, dashuria ime.
Herë-herë hesht largohesh nga mua.
Nuk më përkëdhel më me sy.
Nuk më pëshpërin më të dua.
Ti i shtrenjti, dashuria ime.
Je mësuar të luash si njē fëmijë.
Më afron dhe më largon.
Sa herë shpirti yt ka dëshirë.
Por një gjë ke llogaritur gabim.
Se je një univers larg a një milimetër pranë.
Unë të kam fshehur brenda shpirtit tim.
Dhe ai është më i thellë se një oqean.
Dhe mbas atij imazhi yjor.
Do kapem fort si mbas shkëmbit jetë.
Unë kam nevojë për dashurinë tënde.
Sepse të dua me ndjenjë qelibar të sinqertë.
Ti je më i shtrenjti, dashuria ime.
Harron se unë rilinda vetëm nga ty.
Nga rrahjet e zemrës tënde mori jetë e imja
E të kam çdo ditë diell në sy….