Albspirit

Media/News/Publishing

Basha për listën e deputetëve: T’i japim fund Lefter Maliqit dhe Gligor Karamelos

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është kritikuar shpeshherë për listën e deputetëve që dorëzoi rrufe në KQZ në fund të majit 2017, pasi arriti marrëveshjen me Ramën për të hyrë në zgjedhje. Dhe se çfarë përmbante lista e deputetëve u pa shumë mirë tani që opozita dogji mandatet. Në parlament, hynë njerëz si Lefter Maliqi, apo shumë të tjere që janë bërë objekt tallje në opinionin publik. Lulzim Basha ka thënë më parë se ata që kanë hyrë në parlament nuk përfaqësojnë PD-në, por sot pranoi dhe gabimin e tij se pse i futi këta njerëz në listën e deputetëve. Duke folur para artistëve për çështjen e teatrit, ai tha se në PD do të afrohen intelektualët sepse njerëzit presin ndryshimin dhe ky ndryshim s’mund të vijë nga maliqërit. “Një reflektimi të thellë edhe brenda opozitës për sa i përket misionit tonë në kuptimin afatgjatë, që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave të publikut, nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë besimin publik. E që në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë Shqipëria, të mos jenë maliqërit, por të jetë elita intelektuale”, u shpreh Basha.

Please follow and like us: