Jorida Tabaku: Më 16 Mars për të rikthyer shpresën!
Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.
Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama. Interesin e shqiptarëve e ka tradhëtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.
Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobetin.
Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!
Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë.
Me 16 Mars për të rikthyer shpresën.