Albspirit

Media/News/Publishing

Lefter Maliqi (me flokë të lyera) në Kuvend: Zura vendin e Bashës

Pasi u betua në Kuvend dhe ngriti dy gishtat lart si simbol i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi u shpreh se zgjodhi të sfidojë kryetarin Lulzim Bashën, të cilin e quajti “kryetar me mandat të dhuruar”. Duke iu përgjigjur Arben Ahmetaj, i cili falënderoi deputetët e opozitës që pranuan mandatin, Maliqi tha se ka qenë deputet edhe në vitet 2009-2013. “Mora fjalën, meqë zoti Ahmetaj na falënderoi dhe këtu në sallë u duartrokitëm, e vërteta është se unë kam qenë deputet 2009-2013 dhe gjatë kësaj kohe shumë kanë kaluar nga PD-ja te PS-ja dhe anasjelltas dhe janë duartrokitur”, ka thënë Maliqi. Ai vazhdoi duke thënë se për ironi të fatit sot në Kuvend zuri vendin e Lulzim Bashës dhe se deputetët e rinj do ta përfaqësojnë denjësisht popullin opozitar. “Pata këmbën e mbarë, zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar të Partisë Demokratike, mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Ne do të përfaqësojmë denjësisht opozitën. Dua t’i them të gjithë demokratëve se kryeministër bëhesh me mund, me djersë, kam qenë mbi 8 vjet në Partinë Demokratike, kemi sakrifikuar edhe në çadër. Basha na gënjeu, na mashtroi, gënjeshtrat e lidershipit me mandat të dhuruar, por ama edhe unë sot mandatin e kam të dhuruar nga zoti Basha. Falënderoj banorët e majtë dhe të djathtë që më kanë mbështetur në betejë politike. Ato protesta, ku Tirana ka 20,000 anëtarë dhe protestuesit të vijnë nga Vora, Kamza etj, do të thotë që kriza është te lidershipi i Partisë Demokratike”, tha Maliqi./gsh.al/

Please follow and like us: