Albspirit

Media/News/Publishing

Lidhjet me rusët e serbët kalojnë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut!

 

Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, anatemoi dje opozitën shqiptare në praninë e homologut të tij maqedonas për gjoja lidhjen që ekzistoka midis protestave në Shqipëri dhe interesit rus për përshkallëzimin e këtyre protestave. Ai u shpreh se “nuk është sekret fakti që Rusia nuk është e interesuar për integrimet europiane të Ballkanit Perendimor”. Të dy sorosistët në krye të ekzekutivit në Tiranë dhe në Shkup folën me një gjuhë, duke akuzuar opozitën se “pengon integrimin europian të Shqipërisë”, dmth sipas tyre, se “opozita po bën atë që dëshiron Rusia”!

Sa për sqarim, Gjermania dhe vendet e tjera europiane, vitin e kaluar, i dhanë qeverisë shqiptare pesë kushte për t’i zbatuar në vend, me qëllim që në qershorin e këtij viti të merrej vendimi për hapjen e negociatave me Brukselin. Sipas informacioneve të sigurta që vijnë nga një politikan i lartë gjerman, rezulton se Shqipëria jo vetëm nuk punoi për realiziimn e pesë kushteve në fjalë, por përkeqësoi situatën e zhvillimeve demokratike edhe në dy aspekte të tjera, në fushën e medias dhe në angazhimin e saj për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas këtij politikani të lartë, tashmë për vitin e ardhshëm Shqipërisë do t’i duhet të plotësojë jo vetë pesë, por shtatë kushte. Pra, me ose pa protesta, Shqipëria nuk i çel këtë vit negociatat e pranimit në BE, sepse qeveria e Edi Ramës i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Europën Perendimore. Protestat vetëm japin shpresë për integrim.

Por le të kthehemi te akuzat për gjoja lidhje të opozitës me Rusinë. Kjo opozitë ka qeverisur tetë vite, para se Rama të vinte në pushtet. Nëse do të kishte ndonjë lidhje me Rusinë dhe Serbinë, edhe ajo qeveri do të bashkëpunonte me spiunët e Serbisë në Prishtinë, do të vinte ministra me axhendë ruse, do të të dërgonte në Moskë ndonjë ministër apo politikan tjetër apo do t’u jepte sektorët strategjikë kompanive ruse të Vladimir Putin! Asgjë nga këto nuk ka ndodhur me qeverinë e demokratëve. Ndërsa zoti Rama duhet që të dëshmojë për disa sekrete tjera, meqenëse interesi rus për mosintegrim në Europë “nuk është sekret”! Dhe konkretisht:

1. A i ka bërë zoti Rama letër Vladimir Putin me kërkesën që ai të bëjë një vizitë në Kremlin? Nëse po, cila ka qenë përgjigja e tij dhe pse nuk e realizoi këtë vizitë?

2. A ishin vizitat e tre ministrave të tij në Moskë e Petërburg, përkatësisht ministres së Kulturës, Kumbaro, ministrit të Financave Ahmetaj dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri, pjesë e axhendës Rama për koordinim dhe lidhje të ngushta me Moskën? Pse nuk është dhënë asnjë info për këto vizita? Pse u mbajtën sekret dhe opinion publik shqiptar nuk është njoftuar për përmbajtjen e bisedimeve, marrëveshjet dhe strategjitë e bashkëpunimit? Pse ky terr informmativ dhe çfarë fshihet pas kësaj?

3. Zoti Rama duhet të sqarojë publikun shqiptar se cilat janë arësyet që ai mbështet projektet serbo-ruse në Ballkan, siç është projekti për ndryshimin e kufijve fillimisht midis Serbisë dhe Kosovës e më pas edhe i kufijve të tjerë etnikë?! Pse është bërë ai kësisoj pjesë e axhendës së Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe përfundimisht shkatërrimin e projektit perëndimor për integrimin euro-atlantik të këtij rajoni?

4. Zoti Rama ka fshehur bisedat dhe marrëveshjet me presidentin e Serbisë sa i përket Kosovës dhe bashkëpunimit midis Beogradit e Tiranës zyrtare. Pse e ka bërë këtë? Pse ai projektoi t’i japë koncensionin e mirëmbajtjes së hidrocentraleve të kaskadës së Drinit një kompanie serbe, pronë e djalit të një gjenerali famëkeq të ushtrisë së Sëerbisë? Pse i dha koncensionin e naftës një kompanie ruse të lidhur me Vladimir Putin? Presidenti i Republikës ka funksion kushtetues të mbrojë sektorët strategjikë, siç është energjitika, nga ndërhyrje të tilla të ekzekutivit shqiptar.

5. Cilat janë urat lidhëse të zotit Rama me Rusinë dhe Serbinë? A është një prej tyre Baton Haxhiu? Deri ku ka shkuar marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me spiunin e deklaruar të Serbisë, Baton Haxhiun? A i rekomandoi Batoni Ramës që ta emërojë-komandojë si shef të diplomacisë shqiptare një spiun serb?

6. Dhe së fundi si ia arritët ju dhe Baton Haxhiu ta rekrutonit edhe Hashim Thaçin për realizimin e projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës? Në maj të vitit të shkuar erdhi nga Brukseli në Tiranë një miku im, i cili takoi gjithashtu zotin Rama. Pak minuta pas takimit ai më pyeti plot kuriozitet: “Si qëndron puna e lobimit të Bashës me një kompani ruse në SHBA”? E pyeta nëse zoti Rama i kishte dhënë ndonjë fakt ose provë apo jo. Përgjigja ishte se kishte thjesht një “shqetësim”! Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Kushdo në Shqipëri që tenton të lidhet me Rusinë e Serbinë duhet të kalojë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut në Prishtinë. Nëse ju besoni se Basha ka kaluar nga këto zyra, atëherë besojeni se na qenka i lidhur e rusët”!

Kisha parasysh të gjitha pyetjet-dilema të mësipërme që të arrija në një përfundim të tillë!

Tirane, me 14.03.2019

Please follow and like us: