Albspirit

Media/News/Publishing

Medias së angazhuar dhe përfituese e politikës ‘i shpërthejnë ujërat’/Fevziu, Peza e Shkullaku akuzojnë njeri-tjetrin për miliona euro

Një debat i ashpër është zhvilluar sonte në emisionin “Opinion” mes sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputetit të PS, Alfred Peza. Bardhi po fliste për Teatrin ku sipas tij, Rama donte të vidhte 220 mln euro. Peza ndërhyn dhe me ironi i thotë: E keni fjalën për Rrugën e Kombit?! Atëhere Bardhi i kthehet Pezës me fjalët: “ke miliona lekë të pajustifikuara”. Peza ka reaguar, duke u shprehur se “kam vendosur pasuri të ligjshme nga puna si gazetar”. Këtu Peza përfshin dhe Blendi Fevziun, duke thënë se “edhe Fevziu ka 10 milionë euro pasuri”. Në fillim drejtuesi i emisionit, “Opinion” Blendi Fevziu mbeti i habitur, më pas iu drejtua me humor Pezës: “Fjala jote në vesh të perendisë”!

Debati

Bardhi: Ke 1 milionë euro të padeklaraura, por të mos i hyjmë asaj

Peza: I kam të deklaruara. Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor.

Gazmend Bardhi: Ti ke patur akuzë zyrtare nga Prokuroria. Tik-taku është për çdo zyrtar që ka grabitur. Cdo politikan i korruptuar i pafajshëm ka dale…

Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë Euro pasuri.

Blendi Fevziu: Po ku i kam?

Alfred Peza: Po se di. Armand Shkullaku ka vilën 1 milionë Euro.

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë Euro…

Blendi Fevziu: Peza, fjala jote në vesh të Perëndisë.

Please follow and like us: