Albspirit

Media/News/Publishing

Sali Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët

 

Dy fjalë për ndërkombëtarët. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita.

Lidhur me ketë problem theksoj:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve.

Së dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.

Së treti, sot opozita dhe shqiptarët në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kanë fituar me shpejtësi të rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botës kanë paraqitur revolucionin e shqiptarëve si ngjarje botërore, në qindra e qindra lajme kanë informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve të qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze të prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Evropës nga mafia.

Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë. Revolucioni i pandalshëm po ecën drejt fitores! Cunami i datës 16 mars do mahnisë botën.

Please follow and like us: