Vera Kurti: Sonte…
Sonte,
desha të bëhem shpirt
e të vij pranë teje
po shpirti më është mek
prej mungesës tënde
dhe drita e syrit
si drita e kandilit
ka fillu me u tret.
Ka mbet veç malli
shtylla ku mbështetem
derisa një ditë
të shembem
e pranë teje
të prehem…
8 mars 2019
Please follow and like us: