Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Për emisionet televizive dhe jo vetëm

 

Asnjëherë në vitet e jetës sime nuk kam arritur të kuptoj pse një emision politik ose jo në një televizion konbëtar apo lokal, ndiqet më shumë kur personazhet e ftuar…
Bërtasin?
Ulurasin?
Grinden?
Shajnë?
Fyejnë me libër partie apo shtëpie…
Sa shije të llahtarshme e dhunë të tmerrshme po kultivojmë në shumçka, të mendosh që vetëm emisione politike janë mbi 30, a thua se politika punon për interesat tona, sa shoqëri e frustruar jemi bërë, sa sipërfaqësor e pa vlera njerëzore e humane… ushqimi ynë i përditshëm është politika dhe lajmi dramatik, e si mund të rriten pastaj fëmijë dhe adoleshentët të paqtë e me vlera të larta morale, etike dhe të udhëhiqen drejt dijes… çfarë forme edukimi është kjo?
Mungon një emision edukimi, me fëmijë të talentuar, me nxënës eksselentë, apo sportist dhe artist i lindur, me mësues model, ma femra të forta që mbajnë fëmjët të vetme dhe i rrisin ata me sakrifica, me edukatore që i japin fëmijës që në kopësht modele pozitive duke i mësuar rregullat e mirësjelljes dhe fjalët magjike, të lutem, faleminderit, me falni, por riciklohen të njëjtat fytyra dhe emra pa asnjë kontribut në jetën e tyre dhe as të shoqërisë…
Nuk e di por unë nuk i shijoj fare, përkundrazi i numëroj me gishtat e njërës dorë emisionet që më lënë shije të mirë dhe i ndjek nga fillimi në fund..
Jeta jonë po humbet ngjyrat e së bukurës, e së hijshmes, e humanes dhe po kultivojmë shijen e thartë, jo atë të ëmblën, për të cilën njeriu ka gjithnjë nevoja sublime…

Please follow and like us: