Kush është 62-vjeçari i ekzekutuar në Tiranë?
Haxhi Baçinozi u ekzekutua pasditen e kësaj të shtune pranë kodrave të Liqenit Artificial. 62-vjeçar ka qenë duke bërë vrap me djalin e tij të mitur, kur dy persona i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar. 5 plumba goditen 62-vjeçarin, i cili nderoi jetën në spital. Sipas policisë autorët janë larguar me një motor në drejtim të Saukut, pas ngjarjes, ndërsa mësohet se ata janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. I lindur në 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit, Haxhi Baçinozi u dënua dhe nga sistemi komunist. Në moshën 25-vjeçare, më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”. Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim”. Policia për momentin po heton në dy pista, atë të hakmarrjes dhe të një konflikti të mundshëm për prona