Përparim Kabo: Me ikjen tënde Bert Minga, mirësia është rralluar!
Pas viteve 90-të shkon në Rumani me Dinamon e Bukureshtit dhe në Brashovë…dhe atje një hero në fushë një shpirt fëmijnor në jetë….Deri sa e la sportin…Po mëtej? Një mospërfillje nga institucionet dhe Beni me Norën një sportiste modele dhe kjo në basketbollin e Tiranës dhe atë kombëtar ikin përtej oqeanit si emigrantë në Canada…Një jetë me sfida dhe me gëzime. Ju lindi djali i dytë…
Arben Minga lufton të mbajë familjen dhe nuk jepet. Befasisht i shfaqet një sëmundje e egër dhe e pashërueshme…Por ai nuk ligështohet. Si në një lloj flimi a la Kubrik vjenë në Shqipëri takon të gjithë miqt bashkë me djemtë që tu tregoi atyre se sa miq kishte….Në një ditë dimri u shuajt…Aso kohe shkruajta një ese titulluar “Edhe legjendat në dheun e huaj…”. ot duhet të ishim të gjithë të mbledhur në një sallë ku duhej të flisnim për të, të gjithë miq, shokë, bashkëkohës, media audiovizive, shtypi, njerëz të mikrofonit…ashtu si bëmë para pak ditësh për Panajot Panon…
Po pse kështu ka mospërfillës ne …Ndjehem gjithnjë i turpëruar kur lexoj se shumë autorë na quajnë në shqiptarëve njerëz me kujtesë të shkurtër…Dua ta hedh poshtë por si …?! I dashur Beni, ti je në zemrat tona, ti je modeli i njeriut të mirë, je miku ynë me besë, shoku për kokë. Sportistit të madh që së paku një dokumentar do duhej të të kishin bërë….unë skenarin gati e kam, por më vjen turp o Ben Minga të të them…Sporti nuk është më si dikur….Jam sot me kujtimin tënd jam me Norën dhe me djemtë, jam me motrat Nikoleten dhe me Tatjanën…! Na mungon shumë Beni aq sa jam i trembur se mirësia në këtë botë po pakësohet frikshëm…