Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rihap hetimet për Kryetaren e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rihapur hetimet për Kryetaren e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari.

Seanca e radhës për Naqellarin do të mbahet ditën enjten, ora 9:30.

Drejtuesja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, doli në gjykatë më 13 mars, ku u përball me një hetim të kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ndërkohë që në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.

Përpos raportit të ILDKPKI-së, edhe hetimit të KPK-së doli në të njëjtin përfundim. “Komisioni ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: tokë arë në Përmet, të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.

Nga hetimi ka rezultuar se nuk ngrihen dyshime për këtë pasuri. Komisioni hetoi edhe në lidhje me një makinë të blerë së bashku me bashkëshortin, që gjithashtu rezulton se nuk ka dyshime. Ndërkohë, nga hetimi administrativ për likuiditetet e deklaruara ka rezultuar se deklarimet janë të rregullta”, tha relatorja Suela Zhegu.

Kjo e fundit, më tej shpjegoi se është hetuar dhe në lidhje me ligjshmërinë e transfertave të babait të gjyqtares, duke konstatuar se dokumentacioni i paraqitur nga Naqellari tregon që të ardhurat janë të ligjshme. Ndërkohë, për Naqellarin u diskutua denoncimi për dhënien e një vërtetimi në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, gjyqtarja sqaroi se bëhej fjalë për një praktikant të drejtësisë, i cili kishte ndjekur seancat gjyqësore për të marrë njohuri dhe kjo praktikë njihej me anën e një vërtetimi nga ana e titullarit.

Më tej, një tjetër denoncim ishte ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-sësë se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Për denoncimin e kancelares, gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.

Please follow and like us: