Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqjen Nursulltani i Kazakistanit, kush e ka radhën

Nursultan Nazarbayev, presidenti i Kazakistanit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ai drejtonte vendin qyshkur Kazakistani u bë republikë e pavarur nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990. 78-vjeçari Nazarbayev e bëri publik vendimin e tij nëpërmjet një video-mesazhi në televizionin kombëtar, pa dhënë shpjegime të tjera. Nazarbayev është konsideruar si një lider autoritar dhe në vitin 2007 arriti të ndryshonte ligjin për zgjedhjen e presidentit, duke mos i vënë limit mandatesh. Për momentin, detyrën do ta marrë Kryetari i Parlamentit Kassym-Jomart Tokayev, deri në zgjedhjet e tjera presidenciale. Nazarbayev gjithsesi do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë Nur Otan, që për momentin ka mazhorancën në Parlament

Please follow and like us: