Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Katiola Karoli

 

 

Largohu!

 

Largohu me zogjtë shtegtarë

E kthehu kur unë të të kem harruar

Të lutem ik ti sa më larg…

Kur trupat e shpirtat të jenë bërë të huaj.

 

Të lutem bëje këtë për mua.

Më thërmoi mua ndjenja për ty.

Largohu në heshtje nga mua.

Pa lamtumira, pa lot në sy.

 

 

A do ta gjej ndonjëherë vetveten?

 

A do ta gjej ndonjëherë vetveten?

Humbur në rrugët plot vështirësi.

A do ta ndjej ngrohtësinë e diellit?

Që duket sikur e ke rrëmbyer ti.

 

Me këto mendime të trazuara

Eci në rrugët e qytetit bosh.

Zbrazur nga ftohtësia e stinës

Apo nga lodhja e vrasëses kohë.

 

A do ta gjej ndonjëherë vetveten?

Humbur jam si çifuti në shkretëtirë.

Mes dilemave te mia do të tretem

ndoshta botës plakē do i vijë mirë.

 

Unë vetēm atë di tē dua!

 

Unë vetëm atë di të dua.

Vetēm në sytë e tij di të humbas.

Janë djegur nga malli buzët e mia

Dhe vetēm ai mund t’i ndezë prapë.

 

Unë vetëm atë di të dua.

Te notoj si sirenë në ndjenjat e tij.

Nuk di ta quaj bekim perëndie.

Apo mallkim ndjenjën për atë njeri?

Please follow and like us: