Albspirit

Media/News/Publishing

S’guxoj të mbyll sytë…

XIX. POEZI

S’guxoj të mbyll sytë,
se humbas në botën tënde,
n’errësirën e ngrohtë,
në qetësinë e ëmbël bie
në përhumbjen e ethshme,
në përpëlitjen që lutet,
në ofshamen që shpirtin ndjek të dalë,
bëlbëzimin që dot s’flet e puthje s’bëhet,
qafën që shpatullat u këputën ta mbajnë
qepallat q’u mbyllën të mos qajnë,
mbi atë kreshtë ngazëllimi
qe s’do të shpërthejë dhe s’pret më,
pezull
e fryrë të përplaset e pashuar,
përsëri…

Please follow and like us: