Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Shqiptarët, nga diktatura më e egër te ‘ferri i demokracisë’

 

 

 

Duke përcjellë protestën në mënyre të moderuar.

Shqipëria, kryesisht Tirana, është kthyer në një shesh beteje dhe një makth për fëmijë, të moshuar, e cilindo  tjetër në këtë vend, që po jeton me një pasiguri të pashoqe, e cila  shtohet dita- ditës…me sinjale policie në rritje, presion dhe arrestime, me gaz lotsjellës dhe element të tjerë  me natyrë kimike që hidhen pa kriter gjatë protestave, me varfëri të pazakontë. Në të gjithë historinë njerëzore të këtij populli në udhëkryq, me papunësi të madhe e me dhunë psikologjike në të gjitha drejtimet, receptorët që sjellin sinjale në trurin e mesëm janë tejngopur me stres të të gjitha formave, amulli e tërë jeta e çdo shqiptari  ku përpos 50 vite diktaturë nga më të ashprat në vendet e Lindjes e jo vetëm, po kalon “ferrin e demokracisë” më të paparë në gjithë botën…

Zot, ruaje Shqipërinë e shqiptarët se politikanët e kanë përqendruar vëmendjen te vetvetja dhe pasuritë e tyre, atë e kanë objektiv e qëllim në vetvete…

 

21 mars 2019.

Please follow and like us: