Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Posteri i parë i qeverisjes së Veliajt

Të shtunën Erioni Betoni kërkon një mandat të dytë për Tiranën që Duan Oligarkët dhe Mafia e ndërtimit!

Detyron punonjesit që të çojnë nga 5 persona secili me vete në shesh për t’u dukur që ka mbështetje, ndërkohë që qytetarët e Tiranës e kanë braktisur.

Nga zero ndërtime në Tiranë si premtim elektoral, sot kemi numër rekord ndërtimesh dhe kullash, duke arritur në 390 leje ndërtimesh për vitet e Veliajt në krye të bashkisë Tiranë.

Sot Tirana i shërben xhepave dhe kullave të Shkëlqim Fushës, i shërben komplekseve dhe kullave të Edmond Begos, i shërben kullave të ish pronarit të bixhozit Dajlan Avdia, i shërben xhepave të firmës së vajzës (nga bashkëshortja) së kryeministrit, i shërben xhepave të një grushti oligarkësh që e kanë kthyer betonieren në simbolin e qytetit.

Ju prezantoj me posterin e parë të vërtetë të Tiranës së këtyre 4 viteve në qeverisjen e Erioni Betonit.
Per me shume mund te ndiqni edhe videon ne: https://youtu.be/KUyRDUHzsvY

Fotografia e Ina K. Zhupa

Please follow and like us: