Albspirit

Media/News/Publishing

Kombëtarja zhgënjen ndaj Turqisë

Kombëtarja nuk ia doli përballë Turqisë duke u ndëshkuar me 2 gola. Në pjesën e parë, teksa loja kishte marrë për mirë për tanët Burak Yilmaz, në minutën e 21 futi topin në rrjetë.  45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat, ndërsa të gjithë shpresonim që pjesa e dytë do të sillte një tjetër lojë.  Por jo! Hakan Calhanoglu do të shënonte golin e dytë për kombëtaren turke. Goli i dytë i realizuar nga Calhanoglu ka sjellë edhe irritimin e tifozëve shqiptarë të cilët kanë tentuar të godasin futbollistin e Milanit pasi ky i fundit ka provokuar duke festuar poshtë tribunës së tyre. Shishet e hedhura përveçse lojtarëve turq kanë kapur edhe portierin Berisha. Ndërkohë si pasojë e rezultatit tifozët nisën të shajnë në kor trajnerin italian me korin: “Panuçi, Panuçi, vaffanculo”. Nëse kualifikueset e Ligës së Kombeve u konsideruar si prova, kësaj herë Panucci premtoi se ai personalisht ka ndryshuar, rrjedhimisht do të ndryshojë edhe mentalitetin dhe stilin e lojës së Kombëtares. Në skuadër pati një atmosferë të pazakontë me pezullimin e Strakoshës, dëmtimet dhe refuzimet, megjithëse futbollistët dhe tekniku premtuan se asgjë nuk do të ndikojë në ndeshjen e sotme.

Please follow and like us: