Albspirit

Media/News/Publishing

Salianji publikon përgjimin, Drejtori i Policisë i dërgon lekë Alizotit

Ervin Salianji, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes “Xhafaj-Babale” ka publikuar në faqen e tij në Facebook një përgjim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi. Fredi Alizoti është personi që ka luajtur rolin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. PD pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, fliste me Albert Veliun, i njohur si “Babalja” për pazaret e drogës në Vlorës. Më pas, rezultoi se zëri nuk ishte i Agron Xhafajt, por i Fredi Alizotit që kishte luajtur rolin e tij. Sipas përgjimeve që ka publikuar Salianji, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh. Salianji thotë se bëhet fjalë për një përgjim zyrtar të Prokurorisë, por nuk jep detaje se si ka arritur ta sigurojë atë.

Biseda e trasnkriptuar, Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

Please follow and like us: