Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA dhe Rusia në luftë të përhershme

Janusz Bugajski

Udhëheqësi më i lartë ushtarak i Moskës ka konfirmuar që Rusia është në një luftë të përhershme me Shtetet e Bashkuara. Në një fjalim në 2 Mars, Gjenerali Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm rus, ka lëshuar një paralajmërim të trefishtë Perëndimit – duke zgjeruar përkufizimin e luftës, duke kërcënuar me alternativën bërthamore dhe duke shpikur një “kolonë të pestë” brenda Rusisë.

Gerasimovi përshkroi SHBA-të si armiku kryesor i Moskës dhe pretendoi që nuk ka dallime thelbësore ndërmjet një lufte të hapur dhe një paqeje të mjegullt. Gjatë paqes, lufta thjesht kryhet me mjete jo-ushtarake përmes operacioneve klandestine dhe tëdizinformimit– ato që disa i kanë quajtur sulme hibride ose asimetrike. Gerasimov deklaroi që Moska ishte përgatitur për të intensifikuar luftën e saj jo-ushtarake kundër SHBA-ve, duke u përgatitur në të njëjtën kohë për përballjen ushtarake përmes një grumbullimi të zgjeruar të armëve. Objektivi është të dobësohet shtrirja globale e Amerikës dhe të përçahen aleancat e saj.

Gerasimov gjithashtu theksoi që ofensivat ushtarake dhe jo-ushtarake janë bashkërenduar ndërmjet ministrive në qeverinë ruse. Zgjerimi aktual ushtarak i Moskës përforcohet nga një përdorim më i madh i operacioneve jo-ushtarake, përfshirë armët kibernetike, hapësinore dhe të informacionit. Në veçanti, “sfera e informacionit”, të cilës i mungojnë kufijtë e qartë kombëtarë, ofron mundësi për sulme të fshehura mbi sigurinë e SHBA-ve – jo vetëm mbi infrastrukturën e saj kritike por dhe mbi popullsinë e vendit.

Kremlini pretendon që sulmet e Rusisë janë si përgjigje e operacioneve të intensifikuara të informacionit nga ana e Pentagonit dhe CIA-s. Zyrtarët këmbëngulin që SHBA-të përdorin metoda lufte përmes revolucioneve me ngjyra dhe ofensivave të buta në rajone të ndryshme për të detyruar ndryshimin e regjimeve. Në realitet, Kremlini është në ankth nga revolucionet anti-totalitare dhe nuk mundet që të sfidojë tërheqjen që ushtrojnë NATO dhe BE në vendet ish satelitë të saj. Përgjigja e Rusisë do të konsistojë në “neutralizimin parandalues” të këtyre kërcënimeve ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj të supozuar.

Fjalimi i Gerasimov gjithashtu theksoi rëndësinë e arsenalit bërthamor dekurajues të Rusisë dhe zhvillimin e “super armëve” të reja, përfshirë raketat ‘Sarmat’ ndërkontinentale të rënda me shumë mbushje bërthamore, armët goditëse hipersonike ‘Avangard’, raketat e reja ballistike të lëshuara nga ajri, një silur dron nënujor bërthamor, një raketë bërthamore me rreze të largët dhe raketa hipersonike të rrezes së mesme dhe të shkurtër të afta të depërtojnë në mbrojtjet amerikane kundër raketave.

Shpërbërja e disa traktateve të armëve bërthamore, kryesisht për shkak të shkeljeve të Rusisë, i mundëson Moskës të rrisë kapacitetet e saj bërthamore dhe të theksojë mbështetjen në mundësinë e goditjes së parë, veçanërisht në nivel të fushës së betejës, ndërsa ajo nuk do të mund të konkurronte në një luftë konvencionale.

Meqenëse Moska nuk do të ishte fituese në një garë të gjerë armatimi me SHBA, Presidenti Putin mbështetet tek kërcënimi bërthamor. Ai beson që nëse ai do të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore, Perëndimi do të tërhiqet dhe do ta lejojë atë të ushtrojë sundim mbi territoret afër kufijve të Rusisë. Për shembull, në një pushtim rus të një vendi Balltik apo ishulli të Suedisë, Moska mund të këmbëngulë që ose NATO të tërhiqet ose ajo do të përdorë armët bërthamore. Për këtë qëllim, Gerasimov njoftoi një “strategji të veprimit të kufizuar” që zgjeron operacionet ushtarake përtej kufinjve të Rusisë duke përdorur forca ushtarake shumë të lëvizshme.

Në paralajmërimin e tretë të tij, Gerasimov sulmoi Uashingtonin se po planifikon të përdorë grupet e opozitës ruse për të përmbysur regjimin dhe ndarë vendin. Kjo teori komploti justifikon përdorimin e ushtrisë ruse si kundër opozitës së brendshme ashtu dhe kundër Amerikës. Ofensiva e supozuar amerikane, me emrin e koduar “Kali i Trojës”, angazhon një kolonë të pestë për të destabilizuar Rusinë dhe në momentin e përshtatshëm do të mbështetet nga raketa të precizionit të lartë për të shkatërruar shënjestrat qeveritare. Këto deklarata i japin Moskës një justifikim të vlefshëm për të intensifikuar shtypjen e rezistencës së brendshme reale apo imagjinare të përshkruar si operacione të fshehta të sponsorizuara nga SHBA-të.

Në një dëgjesë në Senatin amerikan në 8 mars, Gjenerali Curtis Scaparrotti, Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve (USEUCOM), deklaroi që Amerika dhe aleatët e saj duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të kundërshtuar kërcënimin rus. Ai theksoi rëndësinë e operacioneve të informacionit dhe luftërat kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe rrjeteve financiare dhe të transportit. Scaparrotti konfirmoi që Moska po përdor një përqasje lufte për “gjithë-shoqërinë” që përfshin provokatorët politikë, operacionet e informacionit, presioni ekonomik, operacionet kibernetike, nxitja fetare, operacionet speciale, njësitë ushtarake konvencionale dhe forcat bërthamore.

Putini bëhet më i rrezikshëm kur mbështetja e brendshme për tëështë në rënie, siç tregohet nga anketat zyrtare, dhe anëtarët e elitave fillojnë të venë në dyshim udhëheqjen e tij. Në këto momente, Putinit i duhet një fitore e jashtme për të rikthyer besimin dhe legjitimitetin. Megjithatë, duke e vendosur Rusinë nështegun e luftës dhe duke prodhuar stoqe me armë në një përpjekje për të arritur supremacinë globale, Kremlini rrezikon të shtyjë Rusinë drejt rrënimit ekonomik dhe dizintegrimit, ashtu siç bëri Shtabi i Përgjithshëm Sovjetik në fund të viteve 1980.

****


US AND RUSSIA IN PERMANENT WAR

Janusz Bugajski, 22 March 2019

 

Moscow’s top military leader has confirmed that Russia is in a permanent war with the United States. In a speech on 2 March, General Valery Gerasimov, chief of the Russian general staff, issued a three-pronged warning to the West – by broadening the definition of war, threatening the nuclear option, and inventing a “fifth column” inside Russia.

Gerasimov described the US as Moscow’s main enemy and contended that there are no essential differences between open war and an opaque peace. During peacetime, war is simply conducted by non-military means through clandestine and dis information operations – what some have defined as hybrid or asymmetric attacks. Gerasimov declared that Moscow was prepared to intensify its non-military war against the US, while also preparing for military confrontation through an extensive arms buildup. The objective is to weaken America’s global reach and disrupt its alliances.

Gerasimov also asserted that military and non-military offensives are coordinated between ministries in the Russian government. Moscow’s current military expansion is reinforced by a greater use of non-military warfare, including cyber,space, and information weapons. In particular, the “information sphere,” which lacks clear-cut national boundaries, provides opportunities for covert attacks on US security – not only on its critical infrastructure but also on the country’s population.

The Kremlin claims that Russia’s attacks are in response to intensified information operations by the Pentagon and CIA. Officials assert that the US employs political warfare through color revolutions and soft power offensives in various regions to force regime change.In reality, the Kremlin is dismayed by anti-authoritarian revolutions and is incapable of challenging the attractiveness of NATO and the EU among its former satellites. Russia’s response will evidently consist of “preemptive neutralization” of such threats to Russia and its purported allies.

Gerasimov’s speech also stressed the importance of Russia’s nuclear deterrence and the development of new “super weapons,” including the Sarmat multi-warhead heavy intercontinental range missile, Avangard hypersonic strike weapons, new air-launched ballistic missiles, a nuclear-armed underwater drone torpedo, a nuclear-powered long-range nuclear cruise missile, and intermediate and short-range hypersonic missiles capable of penetrating US missile defenses.

The collapse of several nuclear arms treaties, primarily because of Russia’s violations, enables Moscow to build up its nuclear capabilities and stress its reliance on first strike options, especially at the battlefield level,if it cannot compete in a conventional war.

As Moscow will not be victorious in an all-out arms race with the US, President Putin is banking on nuclear blackmail.He believes that if he threatens to use nuclear weapons, the West will back down and allow him to assert dominance over territory close to Russia’s borders. For instance, in a Russian invasion of a Baltic country or a Swedish island, Moscow could assert that either NATO retreats or it will use nuclear weapons.For this purpose, Gerasimov announced a “limited action strategy” that expands military operations beyond Russia’s borders using highly mobile military forces.

In the third prong of his warning, Gerasimov attacked Washington for planning to employ Russian opposition groups to topple the regime and break up the country. This conspiracy theory justifies the use of the Russian military against both domestic opposition and America. The alleged US offensive, code named “Trojan Horse,” engages a fifth column to destabilize Russia and at the opportune time will be backed by precision-guided cruise missiles to destroy government targets. Such assertions give Moscow a valuable excuse to intensify its crackdown on real or imagined domestic resistance depicted as US-sponsored covert operations.

In a US Senate hearing on 8 March, General Curtis Scaparrotti, Commander of the US European Command (USEUCOM), asserted that America and its allies must make greater efforts to counter the Russian threat. He emphasized the importance of information operations and cyber wars and defense of critical infrastructures and financial and transportation networks. Scaparrotti confirmed that Moscow is using a “whole-of-society” approach to warfare that includes the use of political provocateurs, information operations, economic intimidation, cyber operations, religious leverage, proxies, special operations, conventional military units, and nuclear forces.

Putin becomes most dangerous when his domestic support is falling, as official opinion polls indicate, and members of the elite begin to question his leadership. At such times,Putin needs a foreign victory to restore confidence and legitimacy. None the less, by setting Russia on a war footing and producing stockpiles of weaponry in an attempt to achieve global supremacy, the Kremlin risks pushing Russia toward economic ruin and disintegration, just like the Soviet General Staff did in the late 1980s./gazeta dita/

Please follow and like us: