Banorët e Unazës 141 ditë në protestë: Rama je i mbaruar
Banorët e Unazës së Re vazdhojnë protestën prej 141 ditsh. Edhe sot ata kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “Ti s’ke guxim të mbështetesh qytetarin kur është në të drejtën e tij. Në Unazë të Re do të presim siç e meriton ti vemje dhe hajdut. Protesta jonë do të jetë shumë paqësore. Të pamë dje që bërë show-n e rradhës. Edhe vendet i kishe mbushur me flamuj, për të fshehur që nuk kishe njerëz. Ti je i mbaruar. Rama ik.” – u shprehen banorët gjatë protestës. Në mbështetje të tyre si thuajse çdo ditë ishin të pranishëm edhe ish-deputetët e PS-së dhe LSI-së.
Please follow and like us: