Albspirit

Media/News/Publishing

LASHTËSIA ILIRE-SHQIPTARE DHE KOMPLEKSI I EVROPËS

Abdulla Mehmeti

Kush dhe me çfarë argumente shkencore, burime historike, arkeologjike, gjuhësore etj., mund ta dëshmojë që ilirët-shqiptarët nuk kanë qenë themeluesit e tri perandorive më të mëdha që njeh historia e njerëzimit dhe themeluesit apo kontribuesit kryesorë për krijimin e shteteve të sotme: Greqisë, Turqisë, Serbisë, Rumanisë, Egjiptit, Italisë, Malit të Zi, Maqedonisë etj.?!

– Ndjenja e vogëlsisë përballë historisë së lashtë, famës, lavdisë dhe madhështisë së racës ilire-shqiptare ndër shekuj e mijëvjeçarë;
– pamundësia e shpjegimit të asnjë ngjarje të rëndësishme nga e kaluara e lashtë dhe historia më re, e kulturës, qytetërimit, shkencës, arteve, besimeve fetare, pa përfshirjen dhe kontributin e shqiptarëve;
– pamundësia e sigurimit të dëshmive shkencore se ka egzistuar ndonjë gjuhë tjetër më e lashtë se gjuha shqipe, vetëm përmes së cilës mund të deshifrohen dhe shpjegohen fjalët e para të shkruara në rasa guri, qeramikë, lëkurë apo lerët papirusi;
– pamundësi e shpjegimit pa shqiptarët dhe kontributin e tyre, për themelimin, ngritjen, forcimin dhe rënien e tri perandorive më të mëdha që njeh historia e njerëzimit: Perandorisë Romake, Perandorisë Romake Lindore (Bizantit) dhe Perandorisë Osmane;
– pamundësi e shpjegimit ndryshe të fakteve historike për krijimin e shumicës së shteteve në hapësirat e Mesdheut dhe Gadishullit Ilirik, si: Greqia, Serbia, Turqia, Rumania, Egjipti, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, etj.;
– pamundësia e falsifikimit, fshehjes dhe zhdukjes së plotë të gjurmëve ilire-shqiptare në krijimin e qytetërimit të hershëm evropian; etj.

Kanë krijuar kompleksin e VOGËLSISË ndër popujt evropianë dhe sidomos tek popujt ballkanikë, i cili në kohë dhe rrethana të ndryshme është shndërruar në xhelozi, madje edhe urrejtje e shovinizëm ndaj shqiptarëve, patologji të cilat shqiptarët i kanë vuajtur, përjetuar tepër rëndë dhe paguar me shumë gjak, shpërngulje me dhunë, humbje të territoreve etnike, luftëra dhe shkatërime me përmasa gjenocidi e shfarosje.

Është koha që të shpalosen këto të vëreta me argumene e fakte shkencore, të thuhet hapur e vërteta kudo, në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, por dhe duke e rishikuar e rishkruar nga e para historinë e lavdishme të popullit shqiptar, nga antika e hershme e deri në ditët e sotme.

Please follow and like us: