Arbër Çepani: Në Gjykatën Administrative të Korçës kundër një padrejtësie
25 Mars 2019. Gjykata Administrative Korçë. Ndërkohë që partitë politike mbushin sheshet me militantë dhe premtojnë një Shqipëri ëndrrash, që pasqyrohet vetëm në kuletat e tyre, në Shqipërinë e shqiptarëve pa tesera partie, duhet të endesh gjyqeve, për të mbrojtur të drejtën tende, që e përdhosin njerëz të veshur me pushtet! Duke hyrë në seancën gjyqësore, për padinë që kam ngritur kundrejt drejtorisë së tatimeve, për shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin, në dëm të sipërmarrjes që unë drejtoj. Nëse mendoni se mund të talleni me djersën dhe mundin tim, po gaboheni rëndë! Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe, ndërkohë që duhet të isha duke menduar se si të vazhdoja të investoja ne vendin tim, se si të krijoja vende të reja pune, se si të shikoja dritën në vend të errësirës! Perëndia ju mëshiroftë, që të rinjtë e këtij vendi po i detyroni çdo ditë e më shumë të shohin të ardhmen e tyre larg vendit të tyre! Ne harrojmë shpejt por ai lart e ka kujtesën më të gjatë! Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!