Cikël poetik nga Avdush Canaj
Pranvera s’vjen nga larg
me tren.
Nga buzëqeshja e nënës
pranvera vjen!
Qiellit të kaltër pa asnjë re
Zogj e flutura na ka ne.
Zogj e flutura.
NË PREHËR TË PRANVERËS
Babai-zambak,
nëna-manushaqe,
zymbyl-vëllai,
unë-flutur
në
prehër të pranverës.
FLUTURA E ËNDRRËS
Gërshetat
m’i lidhën kallinjtë e grurit,
ylberi
ma fali këmishën e luleve,
fustanin e puhisë
ma qepi dielli,
sandalet
dhuratë nga zambaku!
U bëra flutur e ëndrrës
në çdo varg të verës.
Edhe me farmerka të grisura reje,
edhe me gjysmë këmishë hëne,
edhe me një atlete lepuri
e një sandale future,
je e bukur. Jam lumturia
me një bankë me ty.
GËRSHETAT E SHIUT
I thashë shiut sot
ke zgjatur gërshetat pa lidhje!
Si të nisem me ty
me këtë fustan zambakësh?
Mamaja s’e di,
s’e di as babushi,
dikush më pret diku.
I qeshi kitara
në dritaren time.
N’vetull të malit ylberi
e thirri
t’i thotë diçka në vesh.
Dielli im te kinemaja
ma bënte me dorë:
Ja ku jam!